Sacchi: Dybala më i përshtatshëm për Milanin sesa Interin

Ikona italiane e futbollit, Arrigo Sacchi ka folur lidhur me situatën e Paulo Dybala.

Sport

03/07/2022 16:03

Dybala është në mesin e lojtarëve më të përfolur në Itali. Ai, që kur mbylli kontratën me Juventus, vazhdon të jetë pa skuadër.

Milan dhe Inter janë në garë për lojtarin, por interesim ka edhe nga jashtë Italisë. Gjithsesi, destinacioni më i mundshëm mbetet qyteti i Milanos.

Sacchi beson se argjentinasi duhet të zgjedhë skuadrën ‘kuqezi’ të Milanos dhe jo atë ‘Zikaltër’.

“Besoj se Dybala do ta gjente veten më shumë me Milanin sesa me Interin: ‘Rossoneri’ tashmë janë mësuar të luajnë me këtë tip lojtari”, ka thënë Sacchi, transmeton lajmi.net.

“Por, argjentinasi duhet ta bëjë vetën të qasshëm, të përfshihet edhe në mbrojtje dhe të luajë me shpejtësi. Futbolli modern është rreth lëvizjeve”, shtoi ai.

Për Dybala interesim ka pasur edhe nga Atletico Madrid e Tottenham Hotspur, por ato zëra janë heshtur. Inter e Milan mbesin pistat kryesore. /Lajmi.net/