Sabri Fejzullahu dhe gruaja e tij, pajisen me pasaporta shqiptare
Sabriu dhe Nera kanë marrë pasaportat shqiptare.

ShowBiz
Sabri Fejzullahu ka njoftuar fansat se ai bashkë me gruan e tij, Nerën, janë pajisur me pasaporta shqiptare, shkruan lajmi.net.
Ai publikoi një fotrografi pranë gruas, teksa të dy shihen me pasaporta në duar teksa shfaqen pranë flamurit kombëtar.
Me këtë rast, këngëtari e ka falënderuar presidentin Meta, duke thënë se e ka bërë krenar dhe nderuar punën dhe angazhimin e tij shumëvjeçar.
“I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume”, shkruan Sabriu. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CE7NFHmDq4D/