Sa votuan brenda në Shqipëri, ​KQZ tregon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, 42.16 për qind ka qenë pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit. Pjesëmarrja në votime në vitin 2023 ka qenë 37.79 për qind dhe 48.59 për qind në vitin 2021. Rezultatet e para sipas…

Lajme

11/05/2025 22:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e sotme parlamentare në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, 42.16 për qind ka qenë pjesëmarrja në zgjedhje brenda vendit.

Pjesëmarrja në votime në vitin 2023 ka qenë 37.79 për qind dhe 48.59 për qind në vitin 2021.

Rezultatet e para sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të dihen të martën.

Në përqindjen e daljes së votuesve nuk janë të përfshira edhe ajo nga diaspora, që ka votuar për herë të parë.