Sa tifozë shqiptarë mund të jenë në stadium në Euro 2016?
Nëse Shqipëria do të luante një ndeshje në Paris ku kapaciteti i stadiumit është 80 mijë vende, shqiptarët do të kenë në dispozicion 20 mijë bileta. Por, ndryshe mund të jetë në stadiumet tjera.

Sport
Kampionati Europian po pritet me interes tek shqiptarët kudo që jetojnë e shumë prej tyre do kenë mundësinë ta ndjekin skuadrën e tyre nga stadiumi.
Siç dihet, tifozët kuqezi do kenë të drejtë në çdo ndeshje të kenë në dispozicion 25% të kapacitetit të stadiumit, që në gjuhën e shifrave do të përkthehej në të paktën 40 mijë ndjekës në tri sfidat e grupit.
Nëse Shqipëria do të luante një ndeshje në Paris ku kapaciteti i stadiumit është 80 mijë vende, shqiptarët do të kenë në dispozicion 20 mijë bileta, shkruan “Sportal.al“.
Pra, kombëtares sonë duket se nuk do ti mungojë mbështetja, e të gjithë që tani duhet të mendojnë për të bërë tyren të paktën një biletë, për të përjetuar live emocionet e një ndeshjeje të Europianit të parë që luan Shqipëria.