Sa shpesh ndodhë që një parti drejton Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin?
Gara për dhomën e Përfaqësuesve është ende në “teh të thikës”, por nëse republikanët e Donald Trump do të fitonin dhomën e ulët, pasi kishin marrë tashmë Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin, ata do të kishin të ashtuquajturën Qeveri të unifikuar. Nuk është e pazakontë që një parti të udhëheq degën legjislative dhe ekzekutive të…
Bota
Gara për dhomën e Përfaqësuesve është ende në “teh të thikës”, por nëse republikanët e Donald Trump do të fitonin dhomën e ulët, pasi kishin marrë tashmë Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin, ata do të kishin të ashtuquajturën Qeveri të unifikuar.
Nuk është e pazakontë që një parti të udhëheq degën legjislative dhe ekzekutive të qeverisë për dy vitet e para.
Nën drejtimin e Biden, demokratët mbajtën më 2021-2022, e që i ndihmoi ata të miratonin projektligje të mëdha duke përfshirë Aktine Reduktimit të Inflacionit.
Mandati i parë i Trump ishte hera e fundit që republikanët i mbajtën të treja, të cilat ai i përdori për të kaluar një ulje të madhe taksash
Obama gjithashtu kishte një mundësi të tillë kur ai mori detyrën për herë të parë më 2009, duke çuar në miratimin e aktit të reformës së kujdesit shëndetësorë të njohur si Akti i Kujdesit të Përballueshëm ose “Obamacare”.
Sipas Qendrës Kërkimoer “Peë”, ka qenë norma për një president që të ketë një qeveri të unifikuar në fillim të mandatit të tyre të parë, përpara zgjedhjeve të Kongresit dy vjet më parë. Përjashtimi i fundit ishte Jimmy Carter nga Partia Demokratike, e të cilit mbajti kontrollin e të dy dhomave në mandatet e mesme të vitit 1978
Megjithatë, sipas PEË sundimi i një partie në Washington po bëhet më pak e zakonshëm dhe në historinë e fundit nuk ka çuar në nivele të larta të “produktivitetit legjislativ”.
Kjo është pjesërisht sepse ju nevojiten 60 vota në Senat me 100 vende për t’u miratuar projektligjet kryesore, që të kesh një shumicë të vogël në Senat nuk mjafton.
Sipas historianit të brendshëm të Kongresit, që nga ardhja e sistemit modern dypartiak më 1857, ka pasur 48 qeveri të unifikuara. Demokratët i mbajtën 23 herë, ndërsa republikanët 25 herë./Lajmi.net/