Sa shpesh duhet të laheni? Pasojat e dushit të tepruar ose të pamjaftueshëm

isa dermatologë madje rekomandojnë dushin dy deri në tre herë në javë për të shmangur acarimin e lëkurës.

Lifestyle

05/10/2021 13:25

Ekspertët kanë zbuluar se është më e shëndetshme të laheni rrallë sesa çdo ditë. Larja shpesh dhe me ujë të nxehtë mund të thajë lëkurën tuaj, shkruan lajmi.net.

Ekzistojnë disa faktorë të rëndësishëm që duhet t’i merrni parasysh kur vendosni të laheni çdo ditë, apo edhe disa herë në ditë.

  1. Përcaktoni çfarë lloj lëkure keni.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mund të mendoni se dushi do të largojë vajin që prodhon ajo. Por në fakt ndodh e kundërta. Kimikatet e dëmshme në sapun mund të thajnë lëkurën, duke bërë që gjëndrat e yndyrës të prodhojnë edhe më shumë vaj, dhe fytyra do të duket edhe më e yndyrshme.

Nëse lëkura është e ndjeshme dhe e thatë ose vuani nga sëmundje të lëkurës si psoriaza, më shumë se një dush në ditë mund të shkaktojë inflamacion dhe kruajtje. Disa dermatologë madje rekomandojnë dushin dy deri në tre herë në javë për të shmangur acarimin e lëkurës.

  1. Tregoni më shumë kujdes ndaj flokëve.

Larja me shampo çdo ditë mund t’i bëjë flokët të mos duken mirë, sidomos nëse keni flokë kaçurrela. Nëse jeni një vajzë me flokë kaçurrela, larja e flokëve një herë në javë është e mjaftueshme, sepse flokët tuaj kanë nevojë për yndyrë që lëkura të qëndrojë e hidratuar.

Vetëm njerëzit me flokë të hollë duhet ta lajnë atë çdo ditë, sepse flokët e drejtë dhe të hollë lyhen nga yndyra lehtë dhe duken si të vajosura shumë më shpejt.

  1. Mendoni për orarin tuaj të stërvitjes.

Nëse shkoni shpesh në palestër, mund të dëshironi të laheni më shpesh. Të bësh dush menjëherë pas stërvitjes mund të ndihmojë muskujt të shplodhen, mund të parandalojë aknet e trupit dhe madje të rrisë sistemin tuaj imunitar. E njëjta gjë vlen për njerëzit që punojnë jashtë ose janë të ekspozuar ndaj kimikateve të forta në punë, ata padyshim që do të përfitojnë nga dushet e përditshme.

  1. Përshtatni zakonet e dushit me stinët.

Kur është vapë, është e natyrshme që të ndjeni nevojën për të larë djersën çdo ditë ose ndoshta edhe dy herë në ditë. Dhe temperaturat më të ftohta do të thotë që djersiteni më pak, kështu që ndoshta keni nevojë të bëni dush më rrallë. Lëkura juaj mund të bëhet shumë e thatë dhe e ndjeshme gjatë muajve të dimrit, dhe dushi çdo ditë mund ta irritojë atë.

Si ta bëni lëkurën që ta dojë dushin

Përveç sa shpesh bëni dush, mënyra se si e bëni atë gjithashtu ndikon në lëkurën dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Ulni nxehtësinë. Uji shumë i nxehtë mund të heqë vajin nga lëkura, i cili i duhet asaj për të shkëlqyer.

Zgjidhni pastrues pa aromë. Aromat kanë kimikate që mund të jenë potencialisht të dëmshme për lëkurën.

Lahuni për pak minuta. Dermatologët rekomandojnë që të qëndroni në dush maksimumi dhjetë minuta.

Evitoni sapunin. Ju nuk keni nevojë të laheni me sapun çdo herë që bëni dush. Zonat e vetme që duhet të lahen me sapun janë fytyra, pjesët intime dhe sqetullat. /Lajmi.net/