Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit mars 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 671.26 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti në 504.43 GWh, që është për 12,45% më i lartë, krahasuar me marsin e vitit paraprak. “Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,83%, duke reflektuar…

Lajme
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë muajit mars 2025, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 671.26 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike arriti në 504.43 GWh, që është për 12,45% më i lartë, krahasuar me marsin e vitit paraprak.
“Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,83%, duke reflektuar rritjen e kontributit nga burimet e rinovueshme për 1,18%”, thuhet në raportin e ASK-së.
Më tej thuhet se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 685.12 mijë ton që paraqet një rënie prej (-6,02%) në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.