Ryva Kajtazi duket kopje e Leonora Jakupit në fotosesionin e ri
Në fotot e reja, Ryva duket shumë e ngjashme me Leonorën.

ShowBiz
Ryva Kajtazi pas një pauze të gjatë është rikthyer me këngë të reja, për xhirime e fundvitit, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja po ashtu ka realizuar edhe disa fotosesione të reja, në të cilat mahniti të gjithë me dukjen dhe pranoi komplimente të shumta.
Në këto imazhe, Ryva erdhi më ndryshe prej herave të tjera, ndërsa dukej në formë shumë të mirë.
Por, ajo që vërehet në fotot e fundit të kësaj artisteje është ngjashmëria e madhe me Leonora Jakupin.
Nëse krahasohen fotografitë e të dy artisteve, me stile pothuajse të njëjta të flokëve, vërehet ngjashmëria.
Ndryshe, si Leonora ashtu edhe Ryva pothuajse gjatë gjithë vitit kanë qenë pasive sa i përket muzikës. Ryva është rikthyer tani me këngë të reja, ndërsa pritet edhe rikthimi i Leonora Jakupit. /Lajmi.net/