Rutte shef i ri i NATO-s, Osmani: Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutte pas emërimit të tij si shef i ri i NATO-s. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ai është një mik i mirë i yni, shkruan lajmi.net. Osmani ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për…

Lajme

26/06/2024 12:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Mark Rutte pas emërimit të tij si shef i ri i NATO-s.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ai është një mik i mirë i yni, shkruan lajmi.net.

Osmani ka shkruar se përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.

“Gjatë viteve, ne kemi punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe nuk kam dyshim se bashkëpunimi ynë i fortë do të vazhdojë derisa ai të marrë këtë përgjegjësi të re. Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë: