Rutte pas takimit me Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Shefi i NATO-s vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar. “Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po…

Lajme

17/09/2025 10:44

Kryeministri Edi Rama u takua sot me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Shefi i NATO-s vlerësoi rolin që po luan Shqipëria në Aleancë duke e konsideruar atë një aleate të çmuar.

“Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale, na duhet një bazë më e fortë në mbarë NATO-n. Po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë kur bëhet fjalë për Ukrainën. Vërtetë po bëni shumë më tepër, përtej madhësisë suaj. Shqipëria nuk është aleati ynë më i madh, por po bëni kaq shumë. Ju e dini që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO.“, tha Rutte.