Rutte: Mos u sillni naivë në lidhje me Rusinë
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se nuk duhet të jenë naiv kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putinin. Duke folur së bashku me kryeministrin çek, Petr Fiala, ai tha: “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe në të gjithë…

Bota
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se nuk duhet të jenë naiv kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë dhe Vladimir Putinin.
Duke folur së bashku me kryeministrin çek, Petr Fiala, ai tha: “Për të gjithë ata që e shikojnë këtë, ju lutem, burra dhe gra, qytetarë të Republikës Çeke dhe në të gjithë Evropën, Kanadanë dhe ShBA-në, le të mos jemi naivë në lidhje me Rusinë.
“Ne e dimë se çfarë përpiqet të bëjë Putini dhe provat janë aty në Ukrainë tani që flasim”.
Ai i bëri komentet menjëherë pasi iu bashkua, nëpërmjet videolidhjes, takimit për Ukrainën të liderëve të shteteve të perëndimit, në Paris, shkruan Skynews.