Rutte flet me Trump: SHBA dhe NATO po forcohen, aleatët po përgatisin miliarda për Ukrainën dhe kontribute për garancitë e sigurisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka njoftuar për një bisedë telefonike që e ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump. Biseda vjen në një kohë sfiduese për aleancën veri-atlanetike, ku Trump ka bërë deklarata sfiduese për vendet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga to më shumë investim në mbrojtje – si dhe Bashkimi…

Bota
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Mark Rutte, ka njoftuar për një bisedë telefonike që e ka pasur me presidentin amerikan Donald Trump.
Biseda vjen në një kohë sfiduese për aleancën veri-atlanetike, ku Trump ka bërë deklarata sfiduese për vendet e Bashkimit Evropian, duke kërkuar nga to më shumë investim në mbrojtje – si dhe Bashkimi dhe SHBA-ja kishin rezoluta të ndryshme për qasjen ndaj luftës në Ukrainë.
Për këtë, Rutte thotë se aleatët po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje.
“E mrekullueshme për të folur Donald Trump. SHBA dhe NATO po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë”.
Po ashtu është folur edhe për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe garancitë e sigurisë.
“Për Ukrainën, aleatët po përgatisin miliarda të tjera ndihmë + kontribute për garancitë e sigurisë”, ka shkruar ai “X”.