Rutte alarmon: Rusia mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë – një veprim që do të paraqiste një rrezik të madh për sigurinë në Tokë. Për gjermanen Welt am Sonntag, Rutte paralajmëroi se një veprim i tillë do t’i mundësonte Rusisë të shkatërronte…

Bota
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar vendosjen e armëve bërthamore në hapësirë – një veprim që do të paraqiste një rrezik të madh për sigurinë në Tokë.
Për gjermanen Welt am Sonntag, Rutte paralajmëroi se një veprim i tillë do t’i mundësonte Rusisë të shkatërronte qindra satelitë me një goditje të vetme, duke ndikuar seriozisht në sistemet globale të komunikimit, navigimit dhe sigurisë.
Rutte tha se në përgjigje të sfidave të reja të sigurisë përtej atmosferës, aleatët e NATO-s po ndanin inteligjencën, po krijonin komanda të reja hapësinore kombëtare dhe po zhvillonin satelitë më të vegjël, më të manovrueshëm dhe më të mbrojtur.
Kjo lëvizje e mundshme do të ishte në kundërshtim të qartë me Traktatin për Hapësirën e Jashtme të vitit 1967 – një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga SHBA-ja dhe ish-Bashkimi Sovjetik – e cila ndalon vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë në hapësirë.
Për momentin, Kremlini nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar në lidhje me këto pretendime, shkruan Newsweek.