Rusia kritikon SHBA-të në lidhje me Idlibin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, tha se SHBA-të dhe aleatët e saj kërkojnë moszbatimin e memorandumit të nënshkruar mes Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Idlibin.

Bota

17/07/2019 16:48

Lavrov pas takimit të tij me homologun e Bregut të Fildishtë, Marsel Amon Tano, në një konferencë të përbashkët për media, iu përgjigj deklaratave akuzuese të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, ndaj Rusisë në lidhje me Sirinë.

Kryediplomati rus i rekomandoi Washington-it që të mos merret me çështjet që nuk janë të vërteta si “Sirianët janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre”. Ai theksoi se si rezultat i iniciativave të SHBA-ve për formimin e një gjysmë shteti në lindje të Eufratit, problemi mes kurdëve dhe arabëve është rritur dhe se duhet të përmbushë përgjegjësinë në çështjen e kurdëve.

Lavrov potencoi se pozita e SHBA-ve dhe aleatëve të saj të ngushtë në lidhje me atë çka ndodhë në Idlib është shqetësuese.

“Është shqetësuese se SHBA-të dhe aleatët e saj janë duke bërë përpjekje për të përkeqësuar atmosferën në Idlib dhe kërkimin e moszbatimit të memorandumit të nënshkruar mes Turqisë dhe Rusisë, e cila synon eliminimin e kërcënimit terrorist në Idlib”, u shpreh Lavrov.