Rusia fillon sulmet ajrore Siri

Rusia duket se ka filluar kryerjen e sulmeve ajrore në Siri kundër kundërshtarëve të presidentit Bashar al-Assad, kjo sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

Bota

30/09/2015 14:57

Sipas BBC, zyrtari tha se sulmet u realizuan në fushën e qytetin perëndimor të Homs, ndërsa për këtë paraprakisht është informuar edhe Uashingtoni.

Këto zhvillime erdhën pasi presidenti Assad kishte kërkuar zyrtarisht mbështetjen ushtarake ruse, transmeton lajmi.net.

Besohet se Presidenti Vladimir Putin dha aprovimin për të vendosur forcat ajrore ruse në Siri.

Lufta civile në Siri ka shpërthyen që katër vjet, me grupet e armatosura , disa prej tyre islamike, duke përfshirë këtu Shtetin Islamik (IS), grup ky që po lufton për të përmbysur qeverinë./lajmi.net.