Rukiqi: Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se Oda Ekonomike Greke është zotuar se do të loboj për njohjen e Kosovës nga Greqia.

Lajme

09/06/2021 16:49

Për këtë gjë ka njoftuar vet kryetari i Odës, Berat Rukiqi.

Ai tha se shumë shpejtë do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike.

“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga GreqiaI nderuar nga vizita e z. CONSTANTINOS MICHALOS, Kryetar i Unionit te Odave Ekonomike te GreqiseKjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.