Rukiqi i jep “mësime” Muratit: Shqetësuese që ministri s’i di konceptet bazë të financave
Ish- kryetari i Odës Ekonomie të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar për llogaritjen e marzhave të fitimit, temë kjo që u “rrok” sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Në një postim në Facebook, Rukiqi iu drejtohet ministrit Murati duke i thënë se nuk di të dallojë konceptet bazë të financave dhe jep shembuj se…
Lajme
Ish- kryetari i Odës Ekonomie të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar për llogaritjen e marzhave të fitimit, temë kjo që u “rrok” sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
Në një postim në Facebook, Rukiqi iu drejtohet ministrit Murati duke i thënë se nuk di të dallojë konceptet bazë të financave dhe jep shembuj se bëhen ato llogaritje.
Sipas tij, është shqetësuese se si Murati nuk di t’i dallojë konceptet bazë të financave.
“Shqetesuese dhe per marre qe ministrat kompetente nuk i dallojne konceptet baze te financave, manipulojne me perqindje dhe te njejtat nuk dijne t’i llogarisin”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Shqetesuese dhe per marre qe ministrat kompetente nuk i dallojne konceptet baze te financave, manipulojne me perqindje dhe te njejtat nuk dijne t’i llogarisin.
Le te marrim nje shembull ne nje kompani te shitjes me pakice. Kompania XY, ka te
1) hyra nga shitja e orizit: 10000 euro
2) kosto te mallit te shitur (çmimi i importit, transporti, tarifat doganore, TVSH): 2000 euro
3) Kostot operative (administrative, marketingu, punetoret, rryma, uji, ngrohja, telefoni, etj): 4000 euro
4) Interesa ne banka: 1000 euro
5) Tatime: 1000 euro
Si llogariten marzhat nga shitja e orizit, bazuar ne te dhenat qe i kemi me larte per kompanine XY
Gross Margin (Fitimi bruto)
Formula: Te hyrat nga shitja – Kosto e mallit te shitur
Ne rastin e kompanise XY, fitimi bruto eshte: 10000 – 2000 = 8000
Perqindja e fitimit bruto llogaritet me kete formule: fitimi bruto/te hyrat totale x 100
Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit bruto eshte 8000/10000 x 100 = 80%
Fitimi Neto
Formula: Fitimi Bruto – Kostot operative – Interesat bankare – Tatimet
Ne rastin e kompanise XY, fitimi neto, nga shitja e orizit eshte:
8000-4000-1000-1000 = 2000
Perqindja e fitimit neto, llogaritet me kete formule: fitimi neto/te hyrat totale x 100
Ne rastin e kompanise XY, perqindja e fitimit neto eshte:
2000/10000 x 100 = 20%
Pra kemi dallim esencial mes fitimit bruto (80%) dhe fitimit neto (20%)./Lajmi.net/