Rugani: Më vjen keq si gjërat ndryshuan te Rennes

Mbrojtësi Daniele Rugani u rikthye në Seria A te Cagliari, por huazimi i Juventusit thotë se i vjen keq si gjërat përfunduan te Rennes.

Sport

02/02/2021 15:42

26-vjeçari në verë kaloi te klubi francez në formë huazimi, por zhvillohet vetëm një ndeshje shkaku i një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Italiani është rikthyer në Seria A, ku nënshkroi me Cagliarin.

“Më vjen keq si gjërat ndryshuan. Lëndimi më ndaloi në fillim, por dua të falënderoj klubin dhe bashkëlojtarët”.

“Ata asnjëherë nuk më lejuan të humbas mbështetjen. Katër muajt e fundit në qytet më bëri të ndihem rehatshëm për këtë eksperiencë që gjithmonë ka qenë në zemrën time”, shkroi ai në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniele Rugani (@daniruga)

Arsyeja kryesore e kalimit te Cagliari nga Rennes ishte minutazha më e madhe./Lajmi.net/