Rudiger pritet të largohet nga Chelsea – tri skuadra të mëdha pas tij, përfshirë Barcelonën

Antonio Rudiger pritet të largohet nga pjesa e kaltër e Londrës.

Sport

25/09/2020 20:18

Qendërmbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, ka përfunduar në listën e emrave që duhet larguar nga Chelsea.

Rudiger përkundër se nuk bën pjesë në planet e Bluve, ka përfunduar në listën e dëshirave të tri skuadrave.

Roma, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë skuadrat pas Rudiger, transmeton lajmi.net.

Barca synon edhe shërbimet e Eric Garcia, por gjermani shihet si alternativë.

Mbetet të shihet se ku do të përfundojë mbrojtësi gjerman i Chelsea. /Lajmi.net/