Rudiger mund të bëhet mbrojtësi më i paguar në futboll – ky është skenari
Antonio Rudiger dhe Chelsea janë larg pajtueshmërisë për një rinovim kontrate.
Sport
Mbrojtësi gjerman po kalon kohë të shkëlqyer në Londër dhe kjo ka bërë që kërkesat e tij të rritën aq sa Chelsea nuk i përballon dot.
Rudiger kërkon të fitojë deri në 400 mijë euro për javë, për të vënë firmën e tij në kontratën e re me ‘Blutë’.
Nëse qendërmbrojtësi nuk rinovon me Chelsea, atëherë verën tjetër mund të largohet si lojtar i lirë dhe të gjej skuadrën që i siguron këtë pagë.
Dailymail shkruan se Real Madrid është një nga opsionet. Lojtari mund të bëjë para-kontratë me Realin në janar, kurse verës të finalizojë lëvizjen e tij. /Lajmi.net/