Rudiger ka arritur marrëveshje me Juventusin

Qendermbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Sport

21/03/2022 09:05

Rudiger i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe pritet të largohet nga Chelsea.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Rudiger tashmë ka arritur një marrëveshje me Juventusin, me kontratë katërvjeçare dhe pagë 6.4 milionë euro në sezon, transmeton lajmi.net.

Gjermani ka kaluar dy sezone me Romën në mes vitit 2015-17, ku më pas u transferua drejt Chelseat.

Juventusi sipas gazetës italiane, ka mposhtur Real Madridin, Bayern Munich dhe Barcelonën që ishin në garë për qendërmbrojtësin./Lajmi.net/