Rudiger dhe Kovacic mungojnë ndaj West Ham United
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka konfirmuar se Antonio Rudiger dhe Mateo Kovacic nuk do të jenë prezent për ndeshjen ndaj West Ham.
Sport
Rudiger dhe Kovacic nuk ishin në ‘Stamford Bridge’, për ndeshjen e xhiros 32 në Premier Ligë, ndaj Arsenal. Takim ky që u mbyll me fitore të ‘Topçinjëve’ 4:2.
Përpara ndeshjes së ardhshme ndaj West Ham, trajneri i Chelsea konfirmoi se Rudiger dhe Kovacic do të mungojnë edhe në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet këtë xhiro.
“Të dy morën lëndime në kyçin e këmbës në gjysmëfinale të Kupës FA, ndaj Crystal Palace, munguan ndaj Arsenalit nuk do jenë as kundër West Ham United”, tha Tuchel, përcjell lajmi.net.
Chelsea aktualisht gjenden në pozitën e tretë në tabelë me 62 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt Tottenham Hotspur.
Ndeshja në mes Chelsea – West Ham United zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/