Rubin: U ktheva për marrëveshjen në Luginën e Preshevës – kam ndjekur zhvillimet në Kosovë deri në vitin 2000

Ish-ndihmësi i sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dëshmitar i ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së. Gjatë seancës, prokurori e pyeti Rubin nëse kishte vazhduar të ndiqte zhvillimet në Kosovë pas largimit të tij nga…

Lajme

16/09/2025 11:02

Ish-ndihmësi i sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, si dëshmitar i ftuar nga ekipi i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.

Gjatë seancës, prokurori e pyeti Rubin nëse kishte vazhduar të ndiqte zhvillimet në Kosovë pas largimit të tij nga rajoni, pas marrëveshjes së qershorit 1999.
Rubin tha se ai u kthy pas disa muajsh sërish në ?Kosovë për marrëveshjen e në Luginën e Preshevës që të mos lejohej dhuna atje

“U ktheva në Kosovë për një marrëveshje në Luginën e Preshevës që të mos lejohej dhuna atje dhe besoj se kjo ishte një marrëveshje e suksesshme. Ishte disa muaj pas qershorit, pasi konkretisht nuk më kujtohet ka qenë me ambasadori Chris Hill me sa më kujtohet në Kosovë, u përpoqëm që ta ndalonim aktet e reja të dhunës në Luginën e Preshevës dhe më vonë na raportuan se përpjekjet tona kanë qenë të suksesshme”, tha Rubin në dëshminë e tij para Speciales.

Prokurori më tej e pyeti nëse Rubin, pasi ishte kthyer në Uashington, kishte ndjekur raportimet mediatike për zhvillimet në Kosovë.

Rubin thotë se ka ndjekur zhvillimet në Kosovë deri në vitin 2000 shkaku sa ai ishte i përfshirë në marrëveshjen e demilitarizimit.

“Jam përpjekur për shkak të përfshirjes personale që pata në marrëveshjen e demilitarizimit, jam përpjekur që të isha në dijeni për gjërat që po ndodhnin, më kujtohet që kam ndjekur deri në vitin 2000 të isha i informuar me aq sa kisha mundësi për ngjarjet në Kosovë”, tha Rubin.

I pyetur nëse i kujtohej të kishte parë raportime për krime të kryera nga anëtarë të UÇK-së, Rubin u përgjigj:

“Besoj se do të kisha mësuar, por gjithashtu e kam të qartë se ka edhe gjëra u zbuluan në fakt edhe pas luftës”./Lajmi.net/