Rubin: Thaçi donte demokraci – fjalët që thoshte i kthente në veprime
Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur nga gjykatësi nëse i ka besuar ish-presidentin, Hashim Thaçi ku i tha se donte demokraci dhe bashkëjetesë krahas serbëve në Kosovë. Rubin tha se Thaçi thoshte atë që amerikanët donin të dëgjonin, dhe sipas tij, ish-kryeministri, fjalët i kthente në veprime gjatë viteve. “Ai donte një marrëveshje dhe…

Lajme
Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur nga gjykatësi nëse i ka besuar ish-presidentin, Hashim Thaçi ku i tha se donte demokraci dhe bashkëjetesë krahas serbëve në Kosovë.
Rubin tha se Thaçi thoshte atë që amerikanët donin të dëgjonin, dhe sipas tij, ish-kryeministri, fjalët i kthente në veprime gjatë viteve.
“Ai donte një marrëveshje dhe donte demokraci, edhe pse fliste me një gjuhë më komuniste në atë kohë, ishte përmes përkthimit pra pak e vështirë të bëhet vlerësim i saj. Sa i takon bashkëjetesës, shqiptarët e Kosovës kishin jetuar në një regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë dhe e dija që ai po thoshte atë që ne donim të dëgjonim”.
“E besova këtë, të jem i sinqertë, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve sepse tregoi se fjalët që thoshte i kthente në veprime, nuk kam dyshuar në të. U binda gjithnjë e më shumë për sinqeritetin e deklaratave të tija me kalimin e kohës”, tha ai në gjykatë.