Rubin: Pesë vite pritje për gjykimin – mënyrë e pazakontë për ta trajtuar një burrë shteti që vetë e krijoi këtë gjykatë sa ishte kryeministër

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku është ftuar si dëshmitar nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin u pyet nga prokurori James Pace nëse kishte ndjekur ndonjë seancë gjyqësore, kishte lexuar fjalët hyrëse të palëve apo…

Lajme

16/09/2025 11:31

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku është ftuar si dëshmitar nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin u pyet nga prokurori James Pace nëse kishte ndjekur ndonjë seancë gjyqësore, kishte lexuar fjalët hyrëse të palëve apo dosjet paraprake të Prokurorisë apo Mbrojtjes, raporton lajmi.net

 Rubin deklaroi se nuk kishte ndjekur seancat gjyqësore, nuk kishte lexuar fjalët hyrëse të palëve apo dosjet paraprake, por nënvizoi përkushtimin e tij të madh për përgatitjen e dëshmisë.

“Mendoj që jam munduar pafund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë për përgatitje. Jam përpjekur të shqyrtoj dhe rishyrtoj artikujt me shkrim dhe rilexova shumë nga materialet që jam takuar me ekipin e mbrojtjes në Uashington”, theksoi ai.

Rubin më tej shprehu zhgënjimin e tij për vonesat procedurale në hapjen e gjykimit, duke theksuar se kishin kaluar pesë vite që nga ngritja e aktakuzës.

“Kam kaluar 5 vite, mendoja që gjykimi do të hapej sot apo nesër – por kjo nuk ndodhi dhe për shumë vite kam lexuar dhe menduar se pse u deshën pesë vite për një çështje të tillë, ndërkohë që aktakuza është ngritur 5 vite më përpara”, tha ai.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike ndaj zvarritjes së procesit, Rubin theksoi:

“Nuk e kuptoja gjithë këtë, i kam pyetur njerëzit e kësaj fushe, kësaj lëmie, nëse një gjë e tillë ishte normale, kam folur me jurist dhe avokat dhe një emër ndërkombëtar që më kanë thënë që kjo është mënyrë e pazakont për ta trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht dhe në juridiksionin e një gjykate që e ka krijuar vet sa ishte kryeministër”.

Pse duhej të ishte në burg për pesë vjet para se të fillonte gjyqi? Kjo më goditi si jo lloji i sundimit të ligjit që kisha shpresuar se sistemi ndërkombëtar do të krijonte kur Madeleine Albright krijoi këtë gjykatë. Më falni, jo këtë gjykatë, por Gjykatën Penale Ndërkombëtare , më falni, Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Pra, doja të shihja përgjegjësi individuale për të parandaluar fajësimin kolektiv.Dhe më dukej se kjo ishte fajësim kolektiv, vetëm sepse ai ishte udhëheqësi i UÇK-së. Duke vëzhguar udhëheqësin e UÇK-së në vendbanimin e tyre në male, në një mënyrë që nuk mendoj se e bëri ndonjë person tjetër jashtë UÇK-së, kisha një pamje unike të strukturës së udhëheqësisë: kush ishte përgjegjës, kush ishte komandant, kush ishte nën komandë.Duke pasur këtë lloj njohurie, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Ky është opinioni im. Unë nuk jam jurist me profesion, por kam të drejtë të shpreh me zë të lartë opinionin tim”.

Deklarimi i plotë:

Fakti që të akuzuarit janë në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe me shtetin e së drejtës, dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për pesë vjet përpara se të fillojë të ndiqet penalisht një cështje penale, ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën. Kështu që në rastin e të akuzuarit në fjalë, nuk e kuptoj fare se pse është dashur që të qëndrojë në burg për pesë vjet.

Ai tha se është përgatitur me qindra orë që të jetë dëshmitar i mbrojtjes dhe se “sekretarja e Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur ka iniciuar Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë”.

Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur ka iniciuar krime në ish-Tribunalit të Hagës kundër Jugosllavisë. Kështu që mua kjo më është dukur thjesht si një fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së nëpër male dhe nëpër bjeshkë dhe mendoj që asnjë person tjetër jashtë UÇK-së e ka pasur këtë mundësi duke pasur një ide të mirë të funksionimit të UÇK-së. Unë për tri ditë me radhë kam parë nga afër se si janë sjellur ata, se kush ishte përgjegjës, kush ishte komandanti, kush ishte mbështetës, kam pasur këtë lloj njohurie dhe duke ditur se si kanë qenë zhvillimet, unë vërtetë mendoj që kjo ka qenë e gabuar. Kjo nuk është drejtësi. Unë nuk jam jurist me profesion, megjithatë kam të drejtë të shfaq dhe të them me zë të lartë opinionit tim.

Për orë e orë të tëra”, siç tregoi Rubin ka menduar lidhur me këtë proces, për çka tha se ka folur edhe me juristë e avokatë ndërkombëtarë, të cilët i kishin thënë se “kjo është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Pesë apo gjashtë vite më përpara kur kam filluar të dëgjojë për herë të parë për këtë gjykim, fillova që të shikoja formacionin, përbërjen e këtij tribunali, sepse është krijuar, kam folur me akademikë, kam folur me juristë, jam përpjekur gjithashtu që të rishikojë, shqyrtojë me aq sa di unë artikujt me shkrim, ose dokumente të cilat janë paraqitur në ekran, të cilat lehtësisht shfaqen këtu, dhe rilexova shumë nga materialet ose artikujt, jam takuar gjithashtu dhe me ekipin e mbrojtjes në Uashington, kam kaluar pesë vite duke folur, duke menduar për të, duke u përgatitur me të, mendoja nga viti në vit që do hapet gjykimi sot, do të hapet nesër, ndërkohë që vitet kalonin asgjë nuk ndodhi për shumë vite. Për shumë vite kam menduar për të, kam lexuar për të, kam vrarë mendjen sepse u deshën pesë vite për të krijuar një çështje të tillë, ndërkohë që aktakuza është ngritur pesë vite më përpara. Nuk e kuptoja gjithë këtë dhe kam pyetur njerëzit e kësaj fushe, kësaj lëmie, ju kam thënë nëse një gjë e tillë ishte normale apo jo. Kam folur me juristë dhe me avokatë me emër ndërkombëtarë që më kanë thënë që kjo është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Dhe në juridiksionin e një gjykate që e ka krijuar vet kur ishte kryeministër dhe për të treguar liderëve evropianë që kishte dëshirë vendi që të bëhej pjesë e BE-së, ndërkohë që ky burrë shteti mbahet i ndaluar për pesë vite përpara se sa çështja të ishte gati dëshmitarit./Lajmi.net/