Rubin: Para Rambujesë, nuk e dija që Thaçi ishte njëri nga themeltarët e UÇK-së

James Rubin, po dëshmon tash e disa orë në Hagë në procesin gjyqësorë Thaçi dhe të tjerët. Në lidhje me atë se çka interesohej ai më shumë gjatë vitit 1998, ai ka thënë se 95% të pyetjeve atë kohë ishin për luftën në Kosovë, e vetëm disa pyetje për diçka tjetër. “Po të mos kishte…

Lajme

15/09/2025 16:02

James Rubin, po dëshmon tash e disa orë në Hagë në procesin gjyqësorë Thaçi dhe të tjerët.

Në lidhje me atë se çka interesohej ai më shumë gjatë vitit 1998, ai ka thënë se 95% të pyetjeve atë kohë ishin për luftën në Kosovë, e vetëm disa pyetje për diçka tjetër.

“Po të mos kishte luftë mund të kishte rreth 10 tema të përgjithshme, e që duhej të trajtoheshin por gjatë atyre 78 ditëve e tre muaj para tyre, Kosova ishte tema kryesore që sekretarja Albright dhe ekipi i saj ishin të përqendruar. Dhe kjo është relevante për pyetjen tuaj. Unë kisha një marrëdhënie unike, të veçantë sa i përket Ballkanit, e nëse tema ishte Kina lexoja më pak, pasi pikëpamjet e mija mbi Kinën ishte më pak, sepse pikëpamjet ishin më mekanike sesa dy fushat ku isha i përfshirë. Jam përpjekur të lexoj dhe të di më shumë e të informoj më shumë që të bëjë rolin tim më gjithë përfshirës, që të mos kishte shumë tema për tu trajtuar.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kur bëheshin pyetje për shtete tjera si Salvadori, Guatamala, Egjipti vetëm lexonte atë se çka kishte përpara, ndërsa kur bëhej fjalë për Ballkanin iu përgjigjej pyetjeve më shumë sepse ishte më shumë i përfshirë në ato tema.

Ai u pyet nëse e dinte që Thaçi ishte anëtarë i drejtorisë politike të UÇK-së, ai ka thënë se para Rambujesë nuk e ka dit këtë.

Ai gjithashtu ka mohuar se e ka ditur edhe se Thaçi ishte përfaqësues politik i UÇK-së, ndonëse në gusht të 98-tës shtabi i përgjithshëm i UÇK-së ka publikuar emrat. /Lajmi.net/