Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, jam duke bërë më të mirën time për të treguar të vërtetën
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, për tri ditë me radhë dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës e për bisedimet që u zhvilluan në Rambuje. Në ditën e dytë, ai gjatë pauzës së drekës u angazhua për podcast-in e tij, të cilin e udhëheq me ish-gruan e tij, gazetaren e njohur…

Lajme
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, për tri ditë me radhë dëshmoi për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës e për bisedimet që u zhvilluan në Rambuje.
Në ditën e dytë, ai gjatë pauzës së drekës u angazhua për podcast-in e tij, të cilin e udhëheq me ish-gruan e tij, gazetaren e njohur Christiane Amanpour, në të cilin diskutojnë krizat globale aktuale dhe sfidat ndërkombëtare.
Amanpour para se të niste bisedën, e pyeti Rubinin se ku ishte derisa po fliste.
Rubin i tregoi se po jepte dëshminë në gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, por i tha asaj se s’mund të fliste më shumë se kaq.
“Jam në një dhomë anonime në një ndërtesë të madhe në Hagë, shtëpi e gjyqeve për krime e tribunale ndërkombëtare. Aktualisht jam duke dëshmuar në një gjykim. Jam dëshmitari kryesor i mbrojtjes për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Gjyqtari më tha vetëm pak minuta më parë – sepse jam në pushimin për drekë dhe ata mund të vijnë e të më thonë gjëra derisa jemi duke e bërë podcast-in – që të mos e diskutoj dëshminë time. Prandaj, nuk mund ta bëj tani dhe kur të përfundoj, sigurisht, mund ta diskutoj dëshminë time, por thjesht mund të deklaroj se jam këtu dhe jam duke bërë më të mirën time për të treguar të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe asgjë pos të vërtetës”, tha Rubin.
Rubin sot përfundoi dëshminë, ndërsa seanca vazhdoi me dëshminë e dëshmitarit të dytë të mbrojtjes.