Rubin: Më 1999 mësova për marrëdhëniet e CIA-s me Ramush Haradinajn, ishin në kontakt prej vitesh

James Rubin ka vazhduar për disa orë sot deklarimin e tij në Speciale. Ndër të tjerash Rubin foli për Marrëveshjen e Rambujesë, e çështje të tjera të ndjeshme nga lufta në Kosovë. Ish ndihmëssekretari amerikan i Shtetit foli edhe për marrëdhënien e afërt të Hashim Thaçi me Amerikën në vecanti. Derisa deklarohej për komunikimin që…

Lajme

15/09/2025 14:13

James Rubin ka vazhduar për disa orë sot deklarimin e tij në Speciale.

Ndër të tjerash Rubin foli për Marrëveshjen e Rambujesë, e çështje të tjera të ndjeshme nga lufta në Kosovë.

Ish ndihmëssekretari amerikan i Shtetit foli edhe për marrëdhënien e afërt të Hashim Thaçi me Amerikën në vecanti.

Derisa deklarohej për komunikimin që kishte me komandantët e UCK-së asokohe, ku përmendi edhe emrin e Ramush Haradinajt dhe lidhjet e tij me CIA-n.

Ai përmendi veçanërisht kontaktet me ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinajn.

“Unë besoj se atyre u është thënë të mos angazhoheshin në veprimtari terroriste, të mos kryenin krime lufte, dhe sigurisht, të mos e promovonin fundamentalizmin islamik. Kjo ka qenë politika jonë kryesore asaj kohe”, tha Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se kishte mësuar se CIA dhe Haradinaj ishin në kontakt prej vitesh.

“Unë nuk e mësova për CIA-n me Haradinajn. Këtë e kam mësuar vetëm në ’99-tën, por në atë kohë mësova se kjo ka ndodhur edhe në ’98-ën. E di që Gelbard ishte takuar me UÇK-në dhe mësova në ’99-tën kur shkova vetë në Kosovë dhe takova shefin e CIA dhe gjithë punonjësit e CIA, atëherë mësova për marrëdhëniet e tyre me Haradinajn dhe e di që kishte vite që kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin. Mësova se njerëzit e CIA-s do të duhej ta kishin ditur, pra para sulmeve të shtatorit e para luftës në Rusi. Por problemet kryesore atëherë ishin islamizmi, e krimet e luftës. Këto kanë qenë prioritetet e administratës Clinton”,deklaroi Rubin./Lajmi/net/