Rubin Kazan kurdis miqësoret

Një prokuror i ka thënë agjencinë së lajmeve Dpa se dy miqësore të gjigantit rus Rubin Kazan përmbajnë dyshime për kurdisje. Prokurori gjerman Friedhelm Althans ka thënë se duelet në fjalë kanë epilog të dyshimtë që lë të dyshohet për takime të manipuluara. Ndeshjet në fjalë, gjatë së cilave skuadra ruse humbi 3:0 nga Dynamo…

Sport

30/01/2014 21:40

Një prokuror i ka thënë agjencinë së lajmeve Dpa se dy miqësore të gjigantit rus Rubin Kazan përmbajnë dyshime për kurdisje.

Prokurori gjerman Friedhelm Althans ka thënë se duelet në fjalë kanë epilog të dyshimtë që lë të dyshohet për takime të manipuluara.

Ndeshjet në fjalë, gjatë së cilave skuadra ruse humbi 3:0 nga Dynamo Dresden dhe 2:1 nga Paderborn, u zhvilluan më herët gjatë këtij muaji, derisa dy ekipet gjermane udhëtuan për në Turqi për kampe përgatitore dimërore, para vazhdimit të Bundesligës 2.

“Diçka duket e dyshimtë”, deklaroi shkurt Althans, kreu i taskforcës së njohur me emrin Flankengott, përgjegjëse për hetimet e ndeshjeve të kurdisura në futbollin gjerman.

Paderborn informoi ligën gjermane të futbollit (DFL) për dyshimet e tij rreth ballafaqimit të 25 janarit të cilin e fituan me një penallti në minutën e fundit.

Po ashtu, thuhet se një numër i madh bastesh janë vënë për një gol në çastet e fundit të ballafaqimit.