Rubin flet për raportin e OKB-së: Jo domosdoshmërisht i besueshëm- Organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka vazhduar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë. Kjo është dita e dytë me radhë e deklarimit të James Rubin, në Mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë intervistimit Rubin iu nënshtrua një sërë pyetjesh nga ana e prokurorit i…

Lajme

16/09/2025 11:01

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka vazhduar deklarimin e tij në kuadër të Speciales në Hagë.

Kjo është dita e dytë me radhë e deklarimit të James Rubin, në Mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, më saktësisht të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë intervistimit Rubin iu nënshtrua një sërë pyetjesh nga ana e prokurorit i cili shfaqi një numër të madh të artikujve të publikuar asaj kohe nga “New York Times dhe CNN”.

Një pjesë e saj ishte edhe raporti i sekretares së përgjithshme të OKB-së, ku Rubin se kishte lexuar një raport të tillë por se kishte qenë skeptik ndaj atij raportimi, “jo domosdoshmërish ka qenë i besueshëm”.

“Kam lexuar një raport të  OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh. Jo domosdoshmërish ka qenë i besueshëm. Kemi bërë thirrje për tolerancë, thirrje të mos merrej hak për vrasjet masive që iu bënë shqiptarëve dhe jo serbëve dhe horrorin që kishin përjetuar  dhe sigurisht që ne i kemi dekurajuar aktivitet dëmtuese”, ka vazhduar tutje Rubin.

Teksa në atë raport pretendohej se njerëz – pjesë e UÇK-së, rrëmbyen 249 civilë dhe policë serbë, duke i quajtur edhe “rebelë”.

“Pas marrëveshjes së qershorit 1999 u ktheva në Kosovë për një marrëveshje në Luginë që të mos lejohej dhuna, kjo marrëveshje ishte e suksesshme sepse kishte disa raste të dhunës në Luginë, në fund të qershorit kam qenë me sa më  kujtohet kam qenë me ambasadorin Chris Hill”, deklaroi Rubin. /Lajmi.net/