Rubin flet për Marrëveshjen e Tetorit: Kishte të bënte me forcat serbe, ndërsa UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet për të mos lejuar masakrimin e tyre

James Rubin po vijon dëshminë e tij në Hagë. Ai ka thënë se në tetor të 1998-tës, ata ishin të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ka thënë që gjithashtu ishin të interesuar për zhvillimet e reja. “Në atë kohë në 1998, në tetor, ne ishim të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat…

Lajme

15/09/2025 13:32

James Rubin po vijon dëshminë e tij në Hagë.

Ai ka thënë se në tetor të 1998-tës, ata ishin të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ka thënë që gjithashtu ishin të interesuar për zhvillimet e reja.

“Në atë kohë në 1998, në tetor, ne ishim të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, por ishim të interesuar gjithashtu edhe për zhvillimet e reja. Zhvillime të cilat quheshin dalja më tepër në pah të UÇK-së, zhvillime të cilat nuk i kuptonim mirë por kishte zëra dhe ne ishim të interesuar të merrnim më shumë informacione. Informacione të cilat në i merrnim nga forcat inteligjente, ose nga burimet diplomatike në teren që mbase kishin kontakte me shqiptarët e Kosovës që mund të jepnin informacione të caktuara”, ka thënë Rubin.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Tetorit kishte të bënte me forcat serbe, ndërsa lufta po zhvilloj pasi që siç tha ai UÇK-ja ka marrë në dorë fatin e njerëzve të vet duke mos lejuar më masakrimin e tyre.

“UÇK-ja u përgjigj, Serbia u kundërpërgjigj dhe për këtë arsye masakra vazhdoi. Ne kishim burime të shumta në teren për informacione”, ka shtuar Rubin. /Lajmi.net/