RTK nuk transmeton seancën e jashtëzakonshme, Bajrami: Kjo është kapje e institucioneve

Deputetja e kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës (RTK),nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook e ka vlerësuar si kapje të institucioneve. Teksa ka shtuar se si kundërpërgjgigjje e kësaj…

Lajme

16/10/2024 13:46

Deputetja e kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës (RTK),nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook e ka vlerësuar si kapje të institucioneve.

Teksa ka shtuar se si kundërpërgjgigjje e kësaj do të jenë zgjedhjet e datës 9 shkurt.

“Të nderuar qytetarë të këtij vendi, Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje. Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/