Rryma dyshohet se dogji një pjesë të Hanit të Haraqisë

Në orët e pasdites të së dielës në objektin e Hanit të Haraqisë në Gjakovë, ka rënë një zjarr.

Lajme

29/11/2021 21:43

Flakët kishin përfshirë pjesën e aneksit të objektit që është monument i trashëgimisë kulturore dhe i cili që nga shtatori i këtij viti është në renovim nga Ministria e Kulturës.

Nga flakët nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa po dyshohet që shkaktar ishte rryma, njofton Klankosova.tv

Nga zjarri pësoi edhe një pjesë e çardakut të ndërtesës së vjetër, në të cilët do të vazhdojë restaurimi pavarësisht këtij incidenti.