Rrustemi: S’kemi informacione për kandidatin e dytë, opozita mirë është të tregoj çka po do

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi tha se si Vetëvendosje i kanë dhënë mundësi opozitës që të bëjnë propozimet e tyre por se nuk kanë dashur. “Nuk kanë dhënë nënshkrimet e s’kanë pranuar asnjë kandidat konsesnual, edhe sonte kundërshtojnë amandamente për zgjedhjen e presidentit nëpërmjet qytetarëve. Pra opozita duhet të tregojë se cka po kërkon. E…

Lajme

05/03/2026 21:47

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi tha se si Vetëvendosje i kanë dhënë mundësi opozitës që të bëjnë propozimet e tyre por se nuk kanë dashur.

“Nuk kanë dhënë nënshkrimet e s’kanë pranuar asnjë kandidat konsesnual, edhe sonte kundërshtojnë amandamente për zgjedhjen e presidentit nëpërmjet qytetarëve. Pra opozita duhet të tregojë se cka po kërkon. E rëndësishme që opozita të tregojë se cka po don. Sepse s’ka asnjë interes në kuadër të qytetarëve. Nuk kemi informacion për një emër tjetër, por ne i kemi ftuar vazhdimisht opozitën që të propozojnë edhe një kandidat të tyre e kemi shprehur gatishmëri për kandidaturat që ata mund të kishin”deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Rrustemi gjithashtu tha se s’ka pasur pranim të një kandidati konsensual për President.

“ Ai po ashtu tha se s’kanë informacione për kandidatin e dytë për president.”./Lajmi.net/