Rrufeja vret mbi 100 dele, plagos një person në Debëllde
Në orët e pasdites të së mërkurës, rrufeja ka goditur mbi 100 dele dhe pronarin e tyre në fshatin Debëllde, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.
Lajme
Si njofton VitiaLive, rrufeja ka goditur tufën e deleve të K.Rr., i cili po ashtu është prekur nga rrufeja dhe ka marrë plagë.
Lajmin e konfirmoi edhe përfaqësuesi i fshatit Debëllde të komunës së Vitisë, Zymri Ilazi.
Po ashtu, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe organet policor.