Rrokullisja e autobusit në magjistralen Prishtinë-Pejë, 22 udhëtarë morën trajtim në QKUK

22 të lënduarit nga aksidenti me autobus  në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Për lajmi.net, ka folur Drejtori i Emergjencës Naser Syla, i cili tha se të lënduarit kanë marrë trajtim në emergjencë dhe se gjendja e tyre është stabile. “I kemi…

Lajme

25/12/2024 18:02

22 të lënduarit nga aksidenti me autobus  në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Për lajmi.net, ka folur Drejtori i Emergjencës Naser Syla, i cili tha se të lënduarit kanë marrë trajtim në emergjencë dhe se gjendja e tyre është stabile.

“I kemi trajtuar 22 raste, për fat pa lëndime të rënda. Kështu që pas trajtimit dhe ekzaminimeve të kryera në QE janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Syla.

Ndryshe kujtojmë që një autobus urban është rrokullisur dhe ka përfunduar poshtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, magjistralja Prishtinë-Pejë.

Për shkak të reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta, sot gjatë ditës nëpër Kosovë janë raportuar aksidente të shumta e dalje nga rruga të automjeteve. /Lajmi.net/