Rrokulliset një veturë në urën e Zveçanit, nuk ka të lënduar
Dje (e martë) rreth orës 17:45, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Kral Petri”, përkatësisht tek ura e hekurit në Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes…

Lajme
Dje (e martë) rreth orës 17:45, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Kral Petri”, përkatësisht tek ura e hekurit në Zveçan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur.
Siç njofton Policia, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Lidhur me rastin, ura ka qenë e bllokuar për një periudhë kohore, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet. Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit rrugor. Çdo pakujdesi në vozitje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: