Rrjeti i paqëndrueshëm, rikthehet problemi i rrymës në Prishtinë

Problemet me energjinë elektrike në Prishtinë janë rishfaqur.

Lajme

21/11/2020 23:44

Kryetari i Prishtinës, ka thënë se sipas informatave nga KEDS, disa herë pasi që është lëshuar rryma, nuk është mbajtur nga rrjeti, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se KEDS-i ka premtuar se rryma do lëshohet shpejtë, pasi që po punohet në një lidhje alternative.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Sipas informatave nga KEDS disa herë pasi e kanë lëshuar rrymën nuk po e mban rrjeti. KOST nuk ka mundur ta rregullojë, ndërsa KEDS po punon në një lidhje alternative dhe gjithmonë sipas KEDS rryma do të lëshohet shpejtë. /Lajmi.net/