“Rrjet kriminal” – Prokurorit të ri në rastin për parregullsi me vota në Mitrovicë, dyshohet se Peci ia punësoi vajzën
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas emërimit të Sahit Tmavës si prokuror i ri në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut. Në një postim në rrjete sociale, Behramaj ka pretenduar se ekziston konflikt interesi, duke thënë se vajza e prokurorit Tmava, Aida…
Lajme
Ish-këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas emërimit të Sahit Tmavës si prokuror i ri në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.
Në një postim në rrjete sociale, Behramaj ka pretenduar se ekziston konflikt interesi, duke thënë se vajza e prokurorit Tmava, Aida Tmava Shabani, është e punësuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, raporton lajmi.net
“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij. Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre. Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi!”, ka shkruar Behramaj.
Behrami ka kërkuar që Tmava të largohet nga ky rast, duke e cilësuar përfshirjen e tij si të papërshtatshme për shkak të lidhjeve familjare me zyrtarë të Qeverisë./Lajmi.net/