Rritja e pensioneve prej 20 për qind nuk është e mjaftueshme, paralajmërohet protestë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media që dolën sot, patën një lajm shumë të mirë për pensionistët. Aty u njoftua se ata do të përfitojnë rritjen prej 20 për qind. Por, kjo rritje nuk po konsiderohet reale sipas kreut të Shoqatës…

Lajme

07/10/2024 22:00

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media që dolën sot, patën një lajm shumë të mirë për pensionistët.

Aty u njoftua se ata do të përfitojnë rritjen prej 20 për qind.

Por, kjo rritje nuk po konsiderohet reale sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Gashi tha  se do të shqyrtojnë mundësinë edhe të protestave.

“Nuk po pajtohemi me këtë rritje. Nuk është e mjaftueshme. Ne kemi kërkuar që kjo rritje reale, në bazë të rritje së pagave e cila ishte bërë dhe inflacionit. Ju e dini që rritje nuk ka pasur që pesë vjet”, tha ai.

Me anëtarësinë dhe kryetarët e degëve, diku parashihet të jenë të pranishëm diku 100 persona dhe do të diskutojmë. Nëse ka përkrahje ne do të organizojmë edhe protesta. Aty do të jenë edhe përfaqësuesit e KDI-së”, theksoi ai.

Rritja e pensioneve u kritikua nga opozita, që u cilësua si mashtrim dhe blerje votash.