Rritja e PDK-së nga 2021 në zgjedhjet e djeshme- Ende pa përfunduar numërimi, përqindja dukshëm më e lartë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme të mbajtura në gjithë territorin e Kosovës për Kuvendin e Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës pritet të ketë përbërje të re, pas rezultateve të fundit të dala nga këto zgjedhje, nëse veç arrihet përqindja e mjaftueshme për t’u formuar…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme të mbajtura në gjithë territorin e Kosovës për Kuvendin e Kosovës.
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës pritet të ketë përbërje të re, pas rezultateve të fundit të dala nga këto zgjedhje, nëse veç arrihet përqindja e mjaftueshme për t’u formuar ajo.
Deri më tani nga KQZ-ja janë numëruar 90.13 për qind e votave në gjithë territorin e Kosovës, duke mos përfshirë këtu votat me kusht dhe ato nga diaspora.
Nga për qindja e votave të numëruara deri më tani vërehet një ndryshim rezultati mjaftë i madh i partive politike.
Partia Demokratike e Kosovës deri më tani rezulton të ketë marrë 22.37 për qind të votave – derisa nuk janë numëruar ende të gjitha.
Vlerësuar në vota i bie të jenë 170.198 vota.
E nëse kthehemi në kohë, katër vite më parë ky rezultat vërehet të jetë rritur mjaftë shumë.
Në zgjedhjet e mbajtura më 2021, Partia Demokratike e Kosovës rezultoi të kishte marrë 17.09% të votave.
Saktësisht 148 mijë e 285 vota pati marrë asokohe PDK-ja, që i bie se këtë herë PDK-ja pati një rritje mjaftë të lartë.
PDK në këto zgjedhje kandidoi me Bedri Hamzën për kryeministër dhe me një listë prej 110 kandidatëve për deputetë.
Mbetet të shihet nëse PDK-ja do ketë një përqindje edhe më të lartë kur të numërohen edhe votat e mbetura dhe ato nga diaspora.
Nga përqindja e kaluar, PDK në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës që u shpërnda tashmë pati 18 deputetë./Lajmi.net/