Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe ka shënuar rritje të numrit të viktimave nga koronavirusi.

Bota

02/04/2020 15:09

Një total prej 2,921 personave kanë vdekur nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, raporton Bbc, transmeton lajmi.net.

Në një postim, departamenti i qeverisë tha se shifra ishte e saktë që nga ora 17:00 më 1 Prill dhe mbuloi ata që ishin shtruar në spital dhe testuar pozitiv për virusin.

Gjithashtu u konfirmua se 163,194 persona ishin testuar që nga ora 09:00 e 2 prillit, me 33.718 testime pozitive. /Lajmi.net/