Rritet numri i personave që po braktisin religjionin në botën Arabe

Bota arabe po braktis çdoherë më shumë fenë në përgjigje ndaj Islamizmit, por misogjinia, homofobia dhe miratimi për "vrasje nderi" është ende i përhapur, sipas hulumtimit.

Bota

26/06/2019 17:07

Përqindja e njerëzve që identifikoheshin si ‘jo fetarë’ u rrit nga 8 në 13 për qind në gjashtë vitet e fundit, në mesin e 25 mijë njerëzve të anketuar në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme nga Barometri Arab, transmeton lajmi.net.

Ndryshimi i këtillë u theksua në rajonet e përfshira në Pranverën Arabe, me një ndryshim të dukshëm në Tunizi, Libi dhe Egjipt.

Pranvera Arabe njihet një periudhë që inicioi një seri protestash anti-qeveritare, kryengritje dhe rebelime të armatosura që u përhapën në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme në fund të vitit 2010.

Shumica e njerëzve në të gjithë botën arabe besonin në të drejtën e grave për të shërbyer si president ose kryeministër, megjithatë brenda organizimit familjar shumica e burrave ndjenin se meshkujt duhet të kishte fjalën e fundit në vendimet e familjes.

“Opinionet lidhur me të drejtat e grave dhe rolet e tyre në shoqëri po përparojnë në mënyrë të pabarabartë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut”, tha Aseel Alayli i Barometrit Arab.

“Ekziston një koncensus jo fort i madh që gratë të luajnë rol të barabartë në jetën publike ose private”, potencoi tutje Alayli.

Mbretëria konservatore ka qenë prej kohësh një fokus për të drejtat e grave në rajon dhe është përshëndetur për heqjen e ndalimit të vozitjes nga to në vitin 2018. /Lajmi.net/