Rritet numri i familjeve me asistencë sociale

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i familjeve kosovare që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, ka shënuar rritje për 0.7 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërsa, ka pasur ulje të numrit të fëmijëve të braktisur.

Lajme

30/10/2014 16:11

Numri i familjeve kosovare që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në Kosovës, ka shënuar rritje në krahisim mes tre mujorin të parë të vitit 2013 dhe vitit 2014.

Sipas një publikimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) “Statistikat e Mirëqenies Sociale për TM3 2014”, ky numër është rritur për  0.7 për qind.

“Numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në tremujorin e 2014-ës ishte 29.538 familje, me gjithsej 121.833 anëtarë. Krahasuar me tremujorin e 2013, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, është më i madh për 211 familje ose shprehur në përqindje 0.7%”.

“Numri më i madh i familjeve përfituese nga kjo skemë, ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,047 familje”, thuhet në publikimin e ASK-së.

Sipas këtij publikimi, krahasuar me TM3 2013, numri i përfituesve nga pensionet bazë është rritur për 6,148 ose shprehur në përqindje 5.3%.

Ndërsa numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese në TM3 2014 ishte 37,979, e që krahasuar me TM3 2013 numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese, është rritur për 2,140 ose shprehur në përqindje 5.9 për qind.

Kurse, në këtë publikim thuhet se numri i fëmijëve të braktisur në TM3 2014 ishte dhjetë, e që krahasuar me TM3 2013, numri i fëmijëve të braktisur është më i vogël për shtatë, ose shprehur në përqindje 41 për qind.