Rritet në tre numri i të vdekurve nga sulmet iraniane në Izrael
Numri i të vdekurve pas një vale sulmesh raketore iraniane në Izrael ka arritur në tre, sipas deklaratave nga shërbimet e emergjencës. Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u lënduan nga një sulm raketor iranian që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga…

Bota
Numri i të vdekurve pas një vale sulmesh raketore iraniane në Izrael ka arritur në tre, sipas deklaratave nga shërbimet e emergjencës.
Dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë u lënduan nga një sulm raketor iranian që goditi pranë shtëpive në Rishon Lezion, në jug të Tel Avivit, sipas një deklarate të përditësuar nga Magen David Adom, agjencia e reagimit të emergjencës. Më herët ishte njoftuar se një person kishte vdekur, shkruan CNN.
Një person tjetër humbi jetën nga një fragmet i armës që ra gjatë një vale tjetër sulmesh iraniane gjatë natës, deri të shtunën. Gruaja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes në qytetin e Ramat Gan, që ndodhet në lindje të Tel Avivit, thanë policia.