Rritet ndjeshëm numri i ankesave në OSHP, problem mungesa e ekspertëve
Numri i ankesave që janë deponuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në raport me aktivitetet që janë iniciuar ka rritje ndër vite. Vetëm deri më 11 dhjetor të këtij viti në këtë institucion janë deponuar mbi 1 mijw 160 ankesa. Ndërsa, përbërja e paplotësuar e Bordit të OSHP-së, si dhe numri i vogël i…
Lajme
Numri i ankesave që janë deponuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) në raport me aktivitetet që janë iniciuar ka rritje ndër vite. Vetëm deri më 11 dhjetor të këtij viti në këtë institucion janë deponuar mbi 1 mijw 160 ankesa. Ndërsa, përbërja e paplotësuar e Bordit të OSHP-së, si dhe numri i vogël i ekspertëve konsiderohen si problematika për Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Të gjitha këto të dhëna u thanë në raportin “Pavarësia dhe efektiviteti i OSHP-së: ndërmjet zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”, e publikuar nga Iniciativa për Progres (INPO) në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit 2025.
Hulumtuesi në Iniciativa për Progres (INPO), Arbër Kabashi tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) thotë se 1 në 7 aktivitete të prokurimit të inicuara gjatë vitit 2025 kanë përfunduar me ankimim në OSHP.
“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, deri dje janë deponuar gjithsej 1 mijë e 164 ankesa. Pra, shikuar ndër vite numri i ankesave që po deponohen pranë këtij institucioni po shkon duke u rritur, por ne sa i përket krahasimit të ankesave ndër vite i kemi krahasuar në raport me inicimet e aktivitetet nga të gjitha institucionet për të parë se a ka rritje të numrit të ankesave apo zvogëlim. Shembull në vitin 2024 10.09% e të gjitha aktiviteteve që janë iniciuar gjatë komplet vitit 2024 për to ka pas ankesë në OSHP, ndërsa, në vitin 2025 ka një rritje 13.7% të aktiviteteve të iniciuara nga të gjitha autoritet kontraktuese kanë përfunduara me ankimim pranë OSHP. Që do të thotë se 1 në 7 aktivitete të prokurimit të iniciuara gjatë vitit 2025 kanë përfunduar me ankimim në OSHP”, tha ai.
Gjatë prezantimit të raportit, Kabashi theksoi se edhe numri i vogël i ekspertëve e zvogëlon efikasitetin e OShP.
“Nga numri i ankesave që është deponuar në raport me numrin e aktiviteteve që është iniciuar rezulton se ky ndryshim I rregullores nuk ka pas efektin për të cilin është bërë. Pra, përkundrazi numri I aktiviteteve të prokurimit që janë ankimuar pranë Zyrës së Prokurimit është rritur dhe përkundër që tarifa është dyfishuar…..Kapacitetet e pamjaftueshme sa I përket ekspertëve shqyrtues aktualisht OSHP ka 6 ekspertë të brendshëm dhe 10 ekspertë të jashtëm. Ne në bazë të analizës që e kemi bërë duke pas parasysh numrin e ankesave që janë deponuar në OSHP pra rezulton që një ekspert gjithsej 1219 lëndë në bazë të rregullores një ekspert për të zgjidhur një ankesë i duhen 10 ditë, duke pas parasysh numrin e madh të lëndëve ne me 16 ekspert thuajse e shohim të pamundur me pas efikasitet të lartë nga OSHP sepse numri i ankesave është madh, ndërsa numri i ekspertëve shqyrtues të brendshëm dhe të jashtëm është i vogël” ,tha ai.
Si problematik që po e shoqëron Organin Shqyrtues të Prokurimit, nga INPO është identifikuar edhe mos plotësimi i anëtarëve të Bordit të OSHP-së.
Derisa u potencua se shkalla e kontestimit në prokurim mbetet e lartë dhe në rritje.
“Problem tjetër që është duke u paraqitur për të tretin vit me radhë është përbërja e paplotësuar e Bordit siç e dimë Bordi aktualisht funksionon me katër anëtarë, një anëtarë tjetër nuk ka pas iniciativë prej Kuvendit apo Qeverisë për tu zgjedhur gjatë vitit 2024 por as gjatë vitit 2025. Ky raport argumenton se statistikat e efikasitetit të OSHP-së, numri i ankesave të zgjidhura mesatarja e ditëve të trajnimit janë simptomë e problemeve të thella strukturore që janë në OSHP”, tha ai.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Isa Hasani tha se vonesat në vendimmarrje janë problem i rëndë me të cilat po ballafaqohet ky organ.
Hasani shtoi se deri në dhjetor të këtij viti OSHP ka nxjerrë 1234 vendime, dhe prej tyre nga 70 aktgjykime në lidhje me vendimet e OSHP-së, vetëm në 5 raste Gjykata i ka anuluar vendimet e OShP-së.
“Është fakt që se një problem jashtëzakonisht i rëndë e që nuk po mund ta zgjidhim në vazhdimësi është çështja e vonesave në vendimmarrje. Ky është problemi kryesor i OSHP-së dhe besoni që edhe ne kemi përshtypjen se kjo mos vendimmarrje në afate ligjore siç janë të përcaktuar me ligj 34 ditor plus 20 ditë në raste të veçanta ndikon pak a shumë në integritetin e prokurimit të procesit si tërësi…jemi në ata kufijtë maksimal dhe nuk mund të bëjmë më shumë është problemi tek numri i vogël i anëtarëve të Bordit, 5 janë me ligj 4 janë në vazhdimësi që punojnë. Kur është bërë ky ligj i prokurimit publik 450 i ka pas OSHP, sot i ka 1290 paramendoni sa është rritur numri i ankesave dhe nuk ka ndryshuar asgjë në numrin e anëtarëve të bordit dhe zgjidhja është vetëm rritja e numrit të anëtarëve të Bordit, kjo kishte me qenë çelësi i parë kjo kërkon ndryshime ligjore”, tha ai.
Gjatë kësaj jave Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile ka organizuar “Javës Kundër Korrupsion 2025”, me moton “Bashkë kundër korrupsionit”./