Rriten prapë pritjet në pikat kufitare

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë. Kurse në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në…

Lajme

21/12/2024 16:37

Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot gjatë ditës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolona deri në 70 minuta janë tek Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë.

Kurse në Bërnjak pritjet janë deri në 10 minuta, në Jarinje, Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë në Kosovë nuk zgjasin më shumë se pesë minuta.

Rriten prapë pritjet në pikat kufitare