Rrini fit pa palestër

Provoni këto mënyra të përditshme për humbje të kalorive, pa pasur nevojë të paguani për palestër. E rëndësishme është të ushtroni rregullisht, kudo që mundeni.

Lifestyle

24/09/2013 11:26

Nëse nuk keni mundësi të paguani për anëtarësim në palestër ose angazhim të një trajneri personal, prapëseprapë mund të rrini në formë dhe të humbni kalori – falas.

Kudo që të ushtroni, qoftë në palestër, jashtë, ose edhe në shtëpi, kjo nuk ka rëndësi, thotë Mickey Harpaz, mjek diete dhe fiziolog stërvitjeje.

Ajo çfarë ka rëndësi është se të ushtroni  rregullisht.

“Qëllimi është logjik gjatë një periudhe të gjatë”, thotë  ai.

Kur planifikoni palestrën tuaj rutinë, mos harroni se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të rriturit të marrin të paktën 150 minuta  të moderuar me intensitet stërvitje aerobiku çdo javë, përmes aktiviteteve të tilla si ecje të shpejtë, biçikletë, vrapim, e not.

Për të qenë të sigurt, bisedoni me mjekun tuaj para se të filloni një program për stërvitje, veçanërisht nëse keni ndonjë problem shëndetësor. Pasi të keni marrë lejen për të ushtruar jashtë, provoni këto opsione.

Parkoni Larg. Është joshëse të parkoni sa më afër që mundeni në hyrje të destinacionit tuaj. Por, në vend të kësaj, mund të parkoni më larg dhe t’i ecni deri në destinacionin e caktuar, qoftë duke shkuar në punë, te doktori apo edhe në qendër tregtare.

Evitojeni autobusin. Kjo është një tjetër mënyrë për t’u inkurajuar në stërvitjen tuaj, duke ecur në këmbë tek destinacioni juaj. Ecja është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni, thotë Bob SALLIS, MD, një mjek i familjes dhe ekspert i mjekësisë sportive për Kaiser Permanente në jug të Kalifornisë. “Ajo nuk kërkon pajisje speciale tjetër përveç një palë atlete të rehatshme dhe kjo mund të bëhet kudo.”

Zgjidhni shkallët. Kurdo që keni mundësi përdorni shkallët në vend të një ashensori, gjithmonë zgjidhni shkallët. Ngjitja e shkallëve disa herë në ditë është një mënyrë e madhe për të ushtruar FALAS. Nëse ju vraponi në shkallë, ose bini rreth tyre të paktën dy herë në ditë, mund t’i jepni kofshës suaj një nxitje të mirë muskujsh.

Lëshojeni Televizorin. Nëse keni një TV, mund të punoni nga dhoma juaj e ditës. Shumica e paketave kabllore vijnë me programet e ushtrimeve të lira, e gjithashtu mund të gjeni edhe shumë video në YouTube dhe në faqe të tjera të internetit.

Vallëzoni. Vallëzimi është ushtrim i madh. Nëse keni ritëm për vallëzim, vallëzoni në dhomën tuaj të ndenjës, ose edhe në club më shoqëri. Varësisht nga pesha dhe sa të lëvizshëm jeni, mund t’i digjni deri në 140 kalori në vetëm 15 minuta. Nëse jeni jashtë qytetit, mos harroni t’i shmangni koktejet e ndryshme – që mos t’i harroni përpjekjet tuaja në humbjen e peshës.

Bëni punët e shtëpisë. Pastroni katet e shtëpisë, hyrjen e banesës, kopshtin, dhomat, kositeni livadhin, lani dritaret. Të gjitha këto bëjnë punë të madhe në humbje të kalorive. E si bonus, edhe shtëpia juaj do të duket më mirë.