Rrikthehen temperaturat e larta në vend – Bëhet thirrje për kujdes

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve në vazhdim do të mbajë mot i nxehtë. Temperatura maksimale e javës do të shkojë deri në 37 gradë Celsius. Mot kryesisht me diell dhe me vapë pritet të mbajë gjatë javës, por personat me sëmundje kronike rekomandohet t’i shmangen këtyre rrezeve, ose…

Lajme

07/07/2024 10:37

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve në vazhdim do të mbajë mot i nxehtë.

Temperatura maksimale e javës do të shkojë deri në 37 gradë Celsius.

Mot kryesisht me diell dhe me vapë pritet të mbajë gjatë javës, por personat me sëmundje kronike rekomandohet t’i shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta./Lajmi.net