Rrezohet një aeroplan luftarak rus, ishte nisur drejt Sirisë

Aeroplani luftarak rus “MIG-29K” është rrezuar në detin Mesdhe pasi që ishte nisur nga aeroplanmbajtësja në afërsi të Sirisë, raporton “Fox News”, duke u thirrur në burime zyrtare amerikane.

Bota

14/11/2016 18:57

Sipas këtyre burimeve, incidenti ka ndodhur të dielën, transmeton lajmi.net.

Tre aeroplanë “MIG 29” kanë fluturuar nga aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznjecov” drejt Sirisë.

Sipas të gjitha gjasave, njëri prej tyre ka pasur probleme teknike dhe është kthyer drejt aeroplanmbajtëses. Ai është rrëzuar në ujë, në tentim për të ateruar.

Helikopteri rus ka arritur ta nxjerrë pilotin, gjendja e të cilit nuk është bërë e ditur. /Lajmi.net/